(2L ONLINE) – Sot me datë 22.01.2015, pas një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Administratorja e Gjykatës Themelore të Gjilanit,Shemsije Haliti-Kadriu.
Shemsije Haliti-Kadriu është lindur me 09.05.1970, ajo kishte të kryer Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.
Rreth 12 vite ka punuar në Gjykatën Themelore të Gjilanit,së pari si referente, ndërsa për disa vite Administratore e Gjykatës.
Kryetari dhe stafi i Gjykatës Themelore të Gjilanit shprehin ngushëllimet më të thella familjes se Administratores.
Nesër me datë 23.01.2015 është paraparë të mbahet një mbledhje komemorative të organizuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit.
Mbledhja komemorative do të mbahet nga ora 10:00 në Teatrin e Qytetit të Gjilanit. Ndërsa pasdite do të bëhet edhe varrimi. /2L ONLINE/