(2LONLINE) – L. R. (1975) me banim në fshatin Llovcë të Gjilanit kishte denoncuar ditë më parë se është e kanosur vazhdimisht nga familjarët e saj. Por, më vonë doli të ketë qenë lajmërim i rrejshëm dhe tani ajo ëshët ndal për 48 orë në paraburgim dhe me të do të merren organet përkatëse për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë-kanosje’.
Ismet Hashani zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, tha se rasti i “dhunës në familje” ishte paraqitur ditë më parë në stacionin policor. ku L. R. (1975), para njësitit të “Dhunës ne Familje’’, ka deklaruar se ajo non-stop është e kanosur nga familjarët e saj.
Sipas saj ajo jeton ne bashkësi familjare në një shtëpi edhe me prindërit.
“Policia fillimisht e ka intervistuar ankuesen në cilësi të viktimës mirëpo gjatë zhvillimit të hetimeve dhe intervistimit të anëtarëve tjerë të familjes janë grumbulluar prova se lajmërimi ka qenë i rrejshëm”, ka thënë Hashani.
Sipas tij, e dyshuara në prezencë të avokatit është intervistuar dhe se pas kësaj asaj me urdhër të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 ore, për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë-kanosje’’.
Rasti procedohet në Gjykatë. /2lonline/