(2LONLINE) – Pasditen e kësaj të marte, në Gjilan ka ndërruar jetë gazetarja Albina Syla, e cila për disa vite me radhë ka punuar në mediumet qendrore dhe ato lokale në Gjilan.
Me rastin e vdekjes së Albina Sylajt, telegram ngushëllimi familjes Syla dhe Radio Energjisë, ku ajo kishte punuar së fundi i ka dërguar edhe Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”.
Në këtë telegram është thënë se Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me shqetësim dhe pikëllim të thellë, ka pranuar lajmin për humbjen e koleges sonë Albina Syla.
Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu” me këtë rast i shpreh ngushëllime familjes Syla dhe stafit të Radio Energjisë. ”Ndjehemi të trishtuar nga ky lajm kaq i papritur se tani më nuk ndodhet mes nesh gazetarja Albina Syla. Dhimbja për këtë kolege është e madhe sepse komuniteti i gazetarëve ka humbur një personalitet shumë të çmuar në gazetari. Ajo ishte e zonja për këtë profesion, ishte e shkathët, e aftë dhe shumë komunikative” thuhet në telegramin e Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”. /2lonline/