(2LONLINE) – Teatri i Qytetit të Gjilanit sot ka ndarë çmimin e tekstit më të mirë të dramës shqipe të organizuar për herë të parë me titull teksti më i mirë i dramës “Beqir Musliu”. Konkursi për tekstin më të mirë të dramës shqipe me tematikë universale është hapur më 19 shtator dhe i është dhënë nga juria profesionale tekstit “Zonja me maskë” me shifrën maska 56 e autorit Osman Gorancit nga Prizreni.
Në këtë konkurs kanë konkurruar 11 autor, nga të gjitha trojet shqiptare të cilat iu kanë nënshtruar garës.
Me këtë rast drejtori i Teatrit Ali Demi ka thënë se ky është edicioni i parë i këtij konkursi i tekstit për dramën më të mirë “Beqir Musliu”, që e ndanë teatri i qytetit të Gjilanit është edicion që tashmë do të jetë i përvitshëm duke e zgjeruar edhe më shumë që do t’i bëjë nderë kulturës dhe artit të Gjilanit. Ai ka informuar për hapjen e konkursit, afatin kohorë të konkurrimit dhe për përbërjen e jurisë.
Prej 11dramave siç ishte: drama “plaga” me shifër Arbëri, drama “litari” shifra i huaji, drama “kurthet e jetës” shifra përplasja, drama “porta për në ferr” shifra ararati, drama “zonja me maskë” shifra maska 56, drama “kapuçari” shifra kapuqgjati, drama “lëngata” dardania shifra dardani, drama “e di lule bora” me shifrën lulja 3108, drama “djalli i tasmanisë” shifra 1012, drama “eksperimenti” shifra dy pika dhe drama 98 99 shifra 24.
Ai ka thënë se Juria në përzgjedhjen e tekstit më të mirë të dramës shqipe me tematikë universale ka qenë e përbërë nga Muharrem Sylejmani, aktor, Hasan Bunjaku, kritik dhe letrar dhe Arian Krasniqi, dramaturg.
Raporti i jurisë është se në këtë konkurs ka prurje të reja që janë të zhanreve të ndryshme dhe me tematikë shumë interesante. Nisma e sesionit “Beqir Musliu”, është nismë shumë e qëlluar nga Teatri i Gjilanit dhe kontribut për stimulimin e dramës shqipe por kur kësaj i është shtuar edhe inskenimi i tekstit fitues me rastin e festivalit “Flaka e Janarit 2014”.
Arsyetimi i jurisë është që ky tekst është një melodramë që shquhet për origjinalitetin e idesë dhe të humbjes njerëzore por edhe të huajsimit të njeriut në sfidat me të cilat përballet njeriu i kohës sonë. Poashtu stili dhe gjuha e përmendur në dramë përmban një gjuhë në nivel përkatësisht në dialog. Ai ka thënë se edhe stili i përdorur në këtë tekst është mbresëlënës sepse është një origjinalitet i gjendjes e cila do të jetë aktuale sot por edhe në shumë vit të ardhshme.
Ndërsa Muharrem Sylejmani ka thënë se është një dramë shumë interesante për për qytetarët të cilët do ta shohin në shfaqjen e saj ne talia të flakës gjatë manifestimit “Flaka e Janarit 2014”.
Kurse autori i tekstit të kësaj drame Osman Goranci ka thënë se ky çmim është shumë i rëndësishëm pasi vie nga Teatri i Gjilanit që për të është një teatër idol i tij që nga vitet ’70-ta sa ai luante në teatrin e Prizrenit. Ai ka thënë poashtu se Gjilani është sinonim i kulturës dhe artit të Kosovës. Teatri dhe arti në përgjithësi është një ambasador shumë i fuqishëm i shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu ai ka thënë se përshkrimi i dramës nuk është që femra shihet vetëm në anën e dashurisë dhe romancës, por femra shihet jashtëzakonisht edhe në aspektin e inteligjencës.
Ai ka thënë se kulturën e Teatrit të Gjilanit duhet ta prezentojmë gjithandej nëpër konkurset ndërkombëtare.
Premiera e kësaj shfaqje do të jepet në Gjilani gjatë manifestimit shumkulturor “Flaka e Janarit 2014” në shtyllën e Talisë së Flakës që mbahet gjatë janarit në nderim të të rënëve gjatë luftës për lirinë e Kosovës. /2lonline/