Pritet që sot më 3 janar të bëhet ndarja e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në dy Biblioteka, Universitare dhe atë Kombëtare.
Drejtues të Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës, thonë se kjo është paraparë në marrëveshjen ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit, ku tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për të filluar puna në objektin e ri.