Skuadra napolitane i ka vënë çmimin mesfushorit shqiptar, i cili po kërkohet nga disa skuadra italiane dhe angleze. Valon Behrami mund të largohet nga Napoli, por për këtë kush dëshiron ta angazhojë duhet të paguajë hiç më pak se 20 milion euro në konton e klubit napolitan.
Kaq kërkojnë drejtuesit e Napolit për mesfushorin defanziv që po e kërkojnë më ngulm, Inter Milano dhe Tottenham, transemton Sporti1.com,
Mbetja e ish-trajnerit të Napolit, Mazzarri te Inter e quan punë të kryer kalimin e tij, por drejtuesit ziekaltër bëjnë ofertë që një pjesë e çmimit të ulet me shkëmbim lojtarësh dhe një pjesë me para. Në këtë drejtim, ata kanë ofruar tani mesfushorin argjentinas, Esteban Cambiasso.