Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava sot paradite së bashku me pjesëmarrësit e Forumit, është pritur në audiencë nga Papa Francesku. Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava i cili po merr pjesë në Forumin e tretë të dialogutndërfetar Katoliko -Mysliman, që po mbahet në Vatikan, sot paradite së bashku me pjesëmarrësit e Forumit, është pritur në audiencë nga Papa Francesku.
Sipas një njoftimi të Bashkësisë Islame të Kosovës, Papa Fancesku në fjalën e tij përshëndetëse u shprehu mirëseardhje përfaqësuesve mysliman në forum, si dhe i falënderoi ata për kontributin që po japin në ndërtimin e paqes, homonisë, bashkëjetesës e tolerancës mes popujve dhe feve.
“Papa, në veçanti çmoi lartë kontributin e prijësve mysliman që po japin në këtë forum të përbashkët i cili ka për diskutim temën , “Të punojmë së bashku për tu shërbyer të tjerëve.Myftiui Kosovës, Naim Tërnava në fjalën e tij falënderoi Papën për kontributin dhe kujdesin e Papës dhe Vatikanit për Kosovën. Myftiu i potencoi Papës nderin që i ka bërë kombit shqiptar me rastin e vizitës së tij në Shqipëri. Me këtë rast Myftiu Tërnava, Papës idhuroi Monografinë e xhamive të shkatërruara gjatë luftës së fundit në Kosovë”, thuhet në njoftim.