(2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa, me bashkëpunëtorë Shefik Surdulli, Ilir Tahiri, Arzie Nuhiu dhe me disa përfaqësues nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës në ditën e tyre, me ç’rast është pritur nga komandanti i FSK-së Haki Xhemajli, i cili ka thënë se “Secili qytetarë e trajton FSK-në të tyre me besimin më të lartë që kanë në Forcën e Sigurisë së Kosovës”. Duke falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa për gatishmërinë e përhershme për bashkëpunim me Institucinet e Komunës së Gjilanit, Komandandi i FSK-së Haki Xhemajli ka shtuar se “ Rajoni i Gjilanit ka kapacitetet më të larta nga të gjitha njesitë tjera të FSK-së me potencialin dhe gatishmërinë më të madhe për të marrë përgjegjegjësi në proceset tjera transformuese drejt një ushtrie. Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të mirë. Në të kaluarën kemi pasur mbikqyrje nga NATO-ja, ndërsa tash FSK është në partneritet me NATO-në.
Nga ana e tij kryetari i Komunës Qemajl Mustafa, duke uruar për ditën e Forcës së sigurisë së Kosovës ka theksuar se “ Ky shënim është simbolikë me faktin se dita e FSK-së është pranë ditës së 28 Nëntorit – Festës sonë Kombëtare.
“Ne ndjehemi krenar me të gjitha të arriturat e shtetit të Kosovës, ndërsa me atë që krenohemi më së shumti është Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka ardhur nga një rrugëtim i vështirë e i rëndë, nga një formacion i luftës për Çlirim, i transformuar në TMK, më pas në FSK dhe është në proces të formimit të Ushtrisë së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës është në kodeksin e NATO-së dhe kemi rastin ta ndërtojmë një ushtri me kod, për arsye se ecja e FSK-së është në rrugë të mbarë dhe Institucioni i Kryetarit të Kosnës dhe institucionet tjera në Komunë përherë janë të gatshme për bashkëpunim me FSK-së”, ka thënë Mustafa. / 2lonline/