(2L ONLINE) – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), i nominuar për kryeministër, Isa Mustafa në një tubim të këtij subjekti politik në Hallën e Sporteve “Bashkim Selishta”, në Gjilan ka thënë se qytetarët presin ndryshime, t’i tejkalojnë problemet e korrupsionit, degradimit të shtetit, krimit, varfërisë e rënies ekonomike dhe për këtë ata, nuk e shohin qeverisjen e tanishme si ajo që mund të gjej rrugëdalje.
Për më tepër, Mustafa i LDK-së ka thënë se qytetarët më nuk i besojnë kësaj qeverisje dhe se mision i tyre është ta qojnë në opozitë PDK-në. E Për ta qua PDK-në në opozitë, sipas të parit të LDK-së , këtë do ta bëjë ky subjekt politik , me mbështetjen e qytetarëve, pasi është e vetmja forcë politike në Kosovë, e cila mund ta ndryshojë gjendjen e rëndë në vend.
Duke iu referuar fitores së LDK-së në Gjilan në zgjedhjet lokale por edhe në disa komuna tjera, Mustafa u ka thënë të pranishmëve se ashtu siç e kanë quar ata PDK-në në opozitë, nëpër komunat e tyre ashtu LDK do ta qojë në opozitë PDK-në edhe në nivel vendi.
Duke iu referuar masës në sallë, Mustafa ka kërkuar që këtë frymë të fitores që po ndjehet ta bartin në krejt Kosovën. Ndërsa, derisa ka kritikuar PDK-në se ka qeverisë keq me vendin, Mustafa ka thënë se një qeverisje e tillë e ka degradua shtetin, ka bërë që qytetari të mos besojë në shtet, të mos besojë në drejtësi, por se me fitoren e LDK-së qytetarit do ti kthehet besimi në shtet, në drejtësi, pasi do të kemi shtetin ligjor, dinjitetin qytetar, perspektivën e zhvillimit ekonomik, punësimit, arsimimit cilësor dhe shëndetësisë të mirëfilltë.
Ai po ashtu ka kritikuar qeverisjen e PDK-së edhe për trajtimin që ja ka bërë Anamoravës duke thënë se me LDK, investimet do të jenë në krejt territorin e Kosovës, dhe se edhe në këtë rajon do të ketë investime duke përmendur edhe fushat ku do të investohet
Ai i ka ftuar gjilanasit që sikur në krejt Kosovën të dalin në votime me 8 qershor ta mbështesin programin e LDK-së dhe ti japin fund një qeverisje të keqe, sepse fitorja e LDK-së është fitore e qytetarëve dhe se me këtë fitore Kosovës i hapet perspektiva zhvillimore dhe integruese.
Edhe kryetari i LDK-së së Gjilanit Lutfi Haziri, njëherësh kryetar komune, ka kritikuar qeverisjen e tanishme ndërsa duke iu referuar vizitave të Thaçit në Gjilan , ai ka thënë se e ka kot pasi qytetarët më nuk po u besojnë pallavrave të tij se populli është ngopur me to.
Duke iu referuar përkrahjes në sallë, Haziri tha se fitorja e LDK-së është e padiskutueshme dhe se edhe me këtë tubim po vuloset kjo fitore . Edhe ai tha se vendit i duhen ndryshime dhe për këtë u shpreh se janë que në këmbë rreshti i madh i ushtarëve ët shtetit, të demokracisë të ibrahim Rugovës.
Duke rikujtuar borxhin që ka lënë qeverisja e kaluar në Gjilan ,pastaj mungesën e investimeve publike, Haziri ka thënë se me LDK-në në qeverisje dhe me isa Mustafën kryeministër kjo do të ndryshon sepse ja kemi borxh Gjilanit dhe Anamoravës që ti kthehen investimet.
Sipas tij, kandidatët e LDK-së duke përfshirë edhe ata nga Gjilani janë janë njerëz të ndershëm me përvojë dhe se me ta do të kemi ndryshime andaj fitorja me 8 qershor do të jetë e padiskutueshme. /2L ONLINE/
/e sponsorizuar/