Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i komunës Qemajl Mustafa inspekton punimet në disa lagje të ndryshme të qytetit ku është duke u rregulluar trotuari, gjelbërimi dhe parku, nga ku ka marrë falënderime nga banorët për punën e mirë që janë duke u bërë në shumë sektor prej Komunës së Gjilanit.
Në projektin që është duke u realizuar këtyre ditëve në katër zona të ndryshme në qytet si në lagjen “Iliria”, prapa objektit të ish ndërmarrjes publike “Hidromorava”, në vijwn nga shtëpia e mallrave deri tek rruga e fshatit Malishevë si dhe trotuarin pranë Universitetit Publik të Gjilanit, kap vlerën prej mbi 80 mijë euro, projekte që ishin të kontraktuara që më parë. Gjithashtu Mustafa ka vizituar edhe rregullimin e parkut në lagjen Arbëria, një park i cili është sipas standardeve moderne me gjithë infrastrukturë, duke përfshirë rregullimin e disa rrugicave, trotuareve, gjelbërimit, ndriçimit, ujëmbledhësve, terreneve të ndryshme sportive, e rekreative etj. Pra, këto investime janë duke u bërë kryesisht në qytet dhe janë investime të nevojshme për një jetë normale për qytetarët tanë që banojnë këtu, ka thënë kryetari Mustafa.
Me këtë rast ai gjatë inspektimit të punimeve ka thënë se janë projekte me shumë rëndësi, që janë shpallur më parë porse është vonuar procesi i fillimit të punimeve për disa pengesa që janë shkaktuar në organe të ndryshme të prokurimit. Është mirë që tashmë po lëvizet përpara me shpejtësi dhe besoj që brenda 10 ditëve apo edhe dy javëve, do t’i kemi të rregulluara këto trotuare në qytet. Poashtu është duke progresuar shumë mirë edhe puna në parkun e lagjes Arbëria. Gjithashtu Mustafa ka thënë se mbështetja që ka ardhur nga qeveria e Kosovës është shumë e madhe dhe këtyre ditëve do të nisin së realizuari disa rrugë, sepse kontraktimi i tyre është bërë që më parë mirëpo Organi Shqyrtues i Prokurimit në Prishtinë është duke i kontrolluar, pas ankesave të ndryshme që kanë bërë kompanitë garuese mes vete.
Ndryshe në lagjen zabeli i Sahit Agës kanë nisur punimet për rregullimin e rrugës që lidhet me lagjen Kufca dhe me rrugën e fshatit Malishevë. Jemi të vendosur si gjithnjë që projektet që janë kërkesë e qytetarëve t’i kontraktojmë dhe nisim, sepse kërkesat e tyre janë të drejta, mirëpo pasi tani i kemi edhe mjetet në dispozicion, ky vit do të mbyllet me shumë projekte të realizuara.