Gjilan – (2LONLINE) – Kryetari i Komunës së Gjilanit Qemajl Mustafa me bashkëpunëtor ka inspektuar punimet që janë duke u bërë për pastrimin e lagjes së romëve në “Abdullah Preshevë”, së bashku me kompaninë “Eko-higjiena”, si dhe ka vizituar minifabrikën e zdrukthëtarisë “Bungu”, që merret me prodhimin e karrigeve të ndryshme për hoteleri dhe amvisëri.
Me këtë rast kryetari Mustafa, gjatë vizitës në lagjen “Abdullah Presheva”, ku edhe bëhej pastrimi i shtëpive rome nga mbeturinat e hedhura nga individ të pandërgjegjshëm, tha se ky pastrim po bëhet për të dytën herë në këtë mënyrë në këtë lagje me iniciativë të Komunës. Ai ka porositur qytetarët e kësaj lagjeje, që mbeturinat të hedhen nëpër kontejner dhe jo kështu siç ka ndodhur nëpër shtypit e pabanuara të komunitetit romë. Gjithashtu kryetari, ka kërkuar një inspektim më të shpeshtë edhe të kompanisë në këto lagje, në mënyrë që të mos lejohet grumbullim i mbeturinave.
Ndërsa, Bajram Isufi, drejtor në “Eko-higjien”, tha se Kompania vazhdimisht po pastron hapësirat e Komunës së Gjilanit dhe për çdo ditë qytetarët gjilanas shohin më pak mbeturina. Ai tha se kompania me punëtorët e saj do të vazhdoj aksionin e pastrimit gjithandej, porse kërkoi edhe bashkëpunimin dhe ndihmën e qytetarëve, që mbeturinat të hedhen aty ku duhet dhe jo gjithandej, siç ka ndodhur në lagjen të cilën sot po e pastrojmë. Ai tha se edhe para tri viteve kompania së bashku me komunën kishte larguar mese 50 kamion me mbeturina nga këto shtëpi të pabanuara. /2lonline/