/2L ONLINE/ – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim Drejtorin e Studimeve Evropiane të Fondacionit për Studime Amerikane (TFAS), Matthew Kwasiborski dhe drejtorin e INPO-s Alban Haliti, ku u bashkëbisedua për mundësitë që ky fondacion ofron rinisë kosovare për studime ose vizita jashtë vendit dhe lidershipin në shekullin XXI.Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sportit, Kaltrina Sylejmani.
Në takim këtë takim Drejtori për Studimeve Evropiane të Fondacionit për Studime Amerikane (TFAS), Matthew Kwasiborski e njoftoi kryetarin Haliti me programet që aplikohen nga ky fondacion në Universitetin ‘Charles’ në Pragë të Republikës Çeke.
“Fokusi ynë janë studentët e rinj dhe profesionistët e rinj. Programet tona realizohen në Uashington DC, Hong Kong dhe Pragë. Studentët nga Kosova natyrisht do të ndjekin studimet në Pragë. Ne ofrojmë programe nga fushat si Ekonomia Politike, Menaxhimi i konflikteve, Filozofia Politike, Tranzicioni dhe Demokraci, Etika dhe Shoqëria. Qëllimet e kursit janë zgjerimi i njohurive nga këto fusha me qëllim që pastaj studentët të kthehen dhe të japin kontributin në vendet e tyre prej nga vijnë” ka thënë Kwasiborski.
Sipas tij, nga viti 1993 nëpër këto programe që zgjasin 30 ditë, kanë kaluar rreth 3000 mijë studentë, prej tyre rreth 80 kanë qenë kosovarë, kryesisht nga Universiteti Amerikan në Prishtinë.
Por, Kwasiborski tha se kësaj here kanë vendosur të dalin edhe jashtë Prishtinës dhe të kërkojnë student të interesuar për programet e tyre. Ai njoftoi se aplikimi bëhet online dhe kandidatët duhet të dërgojnë një CV, nga dy ese, rekomandime nëse ka.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e njoftoi drejtorin e Studimeve Evropiane të Fondacionit për Studime Amerikane, Matthew Kwasiborski me resurset dhe kapacitetet që ka komuna e Vitisë.
Haliti përmendi si fusha të interesit të përgjithshëm dhe ndër prioritetet e strategjisë zhvillimore edhe edukimin dhe zhvillimin ekonomik. Ai tha se gjithsesi komuna jonë ka nevojë dhe është e interesuar të kërkojë mundësi për të dërguar studentë jashtë shtetit për të studiuar apo për t`u specializuar për fusha specifike.
Ai u zotua se do të bashkëpunojë ngushtë dhe do të mbështesë këtë formë të avancimit profesional të rinjve vitias.
“Investimi në dije është i shtrenjtë. Pasi që kemi student të mire, duhet t`i përkrahim. Shpresojmë në mirëkuptimin e institucioneve arsimore nga jashtë shtetit për të mbështetur dhe zhvilluar edhe më tej kapacitetet e reja dhe studentët” u shpreh kryetari Haliti.
Gjatë qëndrimit të tij në Viti, Matthew Kwasiborski vizitoi disa vende me rëndësi të kësaj komune si Kishën Katolike në Letnicë dhe Shkollën e parë shqipe në Stubëll. /2L ONLINE/