(2L ONLINE) – Përparim Muja, kandidat për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se duke ardhur nga komuniteti i biznesit dhe si qytetarë relativisht i ri, e ka parë të arsyeshme që këto dy sfera të ndryshojnë dhe se ndryshimet e tilla mund t’i sjellë Alternativa Qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Pra, ndihma për prodhuesit vendor dhe investimet në fusha të ndryshme që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik janë vetëm hyrja e arsyeve pse i jam bashkuar Vetëvendosjes. Kurse si garancion për këto zhvillime paraqitet shtylla e parë e Alternativës Qeverisëse, shteti i së drejtës, shtyllë kjo e cila sundimin e ligjit dhe barazinë para tij i konsideron si çështje të panegociueshme”, ka thënë Muja.
Duke iu referuar dilemave që janë shfaqur në opinion se a do të vazhdohet me situatën në të cilën jemi apo do të ndryshohet kjo, Muja ka thënë se me këtë situatë assesi nuk është mirë të vazhdohet, dhe e mira është se këtë tani e dinë që të gjithë qytetarët dhe se duhen ndryshime, e kjo mund të bëhet vetëm me Vetëvendosje.
“Bashkë është e mundur. Tash me Lëvizjen”, ka thënë Muja. /2l Online/