Menaxheri i Manchester United, David Moyes, ka 200 milionë euro në dispozicion për të përforcuar skuadrën e tij gjatë kësaj vere. Telegraph raporton se United tashmë i ka 100 milionë funte në dispozicion, plus 100 milionë funte të tjera vitin e ardhshëm. Kjo do të thotë se ai mund t’i harxhojë 200 milionë funte në përforcime, duke qenë se gjysma e tyre mund të paguhen në fillim dhe gjysma më vonë.
Përveç kësaj, drejtuesit e klubit do t’ia lënë atij në dispozicion edhe paratë të cilat klubi do t’i përfitojë nga shitjet gjatë kësaj vere.
United beson se duke mos luajtur në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, do të ketë më shumë shanse për ta fituar Ligën Premier sërish.
Klubi po ashtu kërkon të fitojë edhe Ligën e Kampionëve brenda pesë viteve të ardhshme.