Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ditët në vijim gjatë javës do të përcjellën me reshje shiu dhe ulje të temperaturave, era do të fryj nga perëndimi dhe veriperëndimi herë-herë e vrullshme.
Për nesër parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm sipas IHK, me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës do të shoqërohen edhe me reshje shiu. Temperatura më e ulët do të luhatet nga 8 deri në 10 gradë celsius, kurse më e larta e ditës do të arrijë në 20 gradë celcius. Do të fryj erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe mesatare.
Ndërsa, sot mbi vendin tonë mbajti mot kryesisht i vranët. Në pjesën qendrore të Kosovës pati edhe reshje shiu. Temperatura më e ulët u shënua 11C , kurse më e larta e ditës ka arritur në 21C. Ka fryrë erë nga veriu dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.