(2LONLINE) – Puna e vazhdueshme në asfaltimin e rrugëve në fshatra dhe qytet vazhdon pa pengesa falë motit të mirë që po mbretëron këtyre ditëve . Ditëve të vikendit u asfaltuan edhe disa rrugë, në këto vendbanime : Koretin,Hodonoc dhe në qytetin e Kamenicës, thonë zyrtarë komunal.
Rruga e asfaltuar te lagja “Makaj” ,si edhe më parë e asfaltuar te xhamia e re në Koretin janë realizuar në kuadër të projektit : “ Asfaltimi rrugëve lokale në qytet dhe fshatra me pjesëmarrje të MAPL-së, komunës dhe komunitetit. Gjatësia e rrugës te lagja “Makaj” është 575 m. gjerësia( 4 -3m), varësisht nga gjendja e rrugës . Realizimi i këtij projekti ka kushtuar 28.432,34 euro, komuniteti ka marrë pjesë me 5.582.00.
Projektit tjetër i asfaltimit i rrugëve në qytet dhe fshatra të financuara nga buxheti komunal edhe me pjesëmarrje të qytetarëve, janë përshirë 21 miniprojekte , ku janë paraparë 284.791,92 euro.
Po ashtu asfaltimi i rrugëve ”Rexhep Ahmeti” në Kamenicë në lagjen “ Çamëria” dhe rruga te Haxhi Ilmija në Hodonoc janë pjesë e këtij projekti. Gjatësia e rrugës “ Rexhep Ahmeti” është 242 m, gjerësia( 4- 2.50 m). Kjo rrugë ka kushtuar 12.968,68 euro. Ndërkaq, rruga në Hodonoc ka një gjatësi prej 68m ndërsa gjerësia 3m.Realizimi ka kushtuar,3.588,46 euro. /2LONLINE/