Autoritetet policore të Rajonit të Gjilanit kanë bërë me dije se në Gjilan ka ndodhur një rrahje mes pesë personave, nga ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Ishte emergjenca ajo që kishte njoftuar policinë për rastin.
Policia e Kosovës në Gjilan ka bërë me dije se nga Emergjenca është njoftuar se aty janë sjellë disa persona te lënduar nga një rrahje qe kishte ndodhur ne lagjen e Jabuqëve, Njësiti policor kanë dal ne atë lokacion dhe nga hetimet e para mësohet se rrahja kishte ndodhur ne mes te pesë personave pjesëtareve te dy familjeve për shkak te një mosmarrëveshje qe kishin mes veti, ku si pasoje lëndime kishin pësuar tre persona.
Për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Gjilanit, është ndalur njëri nga ta kurse dy te tjerët pas tretmanit janë liruar. Ne vendngjarje nga te dyshuarit janë konfiskuar një thike dhe një mjet i fortë shkop druri, qe dyshohet se janë përdorur ne rrahje.
Për rastin janë njoftuar hetimet rajonale, te cilët kane dal ne vendngjarje dhe kane njoftuar prokurorin e Krimeve te Renda.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që ndaj katër personave të dyshimtë të caktohet masa e ndalimit për 48 orë. Hetimet vazhdojnë nga Njësia e Hetimeve Rajonale.