Shumica e njerëzve nuk e dinë se lëkura dhe lëvoret e shumë frutave dhe perimeve janë përplot antioksidantë dhe ushqyes të tjerë përfitues për shëndetin.
E tillë është lëkura e qepëve. Në lëkurën e qepës ndodhet një antioksidant i fuqishëm që rregullon shtypjen e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiovaskulare.
Nëse shtoni lëvoret e qepës në ushqimet tuaja të rregullta, si në supë për shembull, ju do të përfitoni shumë nga ushqyesit që ndodhen në të.
Qepa gjithashtu njihet si perimja më e mirë në planet për shëndetin, e njohur për vetitë e saja antibakteriale. Qepët gjithashtu janë shumë efektive në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak, parandalimin e gjakderdhjes në hundë, mbytjen e qelizave të kancerit dhe forcimin e sistemit imun.
Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët e Universitetit Cranfield, Britani, qepët me lëkurë më të errët janë më të fuqishme dhe kanë veti më të forta antioksiduese. Për t’i marrë të gjitha përfitimet e nevojshme të qepës, futni lëvoret e një ose dy qepëve në një tenxhere me ujë.
Lëreni ujin me lëvoret e qepës të vlojë dhe më pas pini atë – nëse doni duke i shtuar pak sheqer dhe limon. Përfitimet nga ky lëng janë shumë të mëdha, si për të luftuar ftohjen dhe gripin ashtu edhe sëmundjet e ndryshme.