(2L ONLINE) – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan, mbajti tubimin e radhës në këtë qytet, me banorët e lagjes Arbëria,Velekincë, dhe Zabel. Para shumë qytetarëve, simpatizantëve dhe udhëheqjes së këtij subjekti politik, u prezantuan kandidatët nga Gjilani, që janë në listën garuese për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe u shpalos oferta programore që AAK garon në zgjedhjet nacionale të tetë qershorit të këtij viti.
Për dallim nga zgjedhjet e kaluara, AAK kësaj here ka një listë të përpiluar mirë dhe kujdesshëm. Lista e këtij subjekti politik, cilësohet si më e mira, ngase është e përbërë nga njerëz të dëshmuar në profile të ndryshme. “Drejtim i Ri”, nënkupton se Kosova duhet të ndryshoj kursin e qeverisjes, sepse deri tani është qeverisur nga parti dhe grupe të caktuara të cilët aq shumë u pasuruan për vete, dhe po aq shumë e varfëruan vendin duke e vjedh at.
Mungesa e investimeve në Anamoravë, është një arsye e fortë që t’i themi stop kësaj qeverisje. “Ne të gjithë jemi prindër, kemi fëmijë ose nipër e mbesa, të cilët i dërgojmë në shkolla që të marrin dije. Ju i shihni rrugët tona, të cilat nuk kanë trotuare, dhe si pasoj e kësaj, kemi shumë raste ku fëmijët tanë humbin jetën në rrugë. Gjithashtu, është e dhimbshme kur dëgjojmë se studentët tanë, kuadrot tona të ardhshme, vdesin nga sëmundje të rënda, por trishtues është fakti që nuk u ofrohet trajtim adekuat shëndetësor, por obligohen kolegët e tyre që përmes rrugëve të mbledhin mjete për shërbime shëndetësore” , tha Fehmi Fetahi, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Ai tha se, Gjilani në të kaluarën kishe fabrika në të cilat ishin të punësuar mijëra punëtor. Edhe pas luftës në Kosovë, kombinati i duhanit u rihap dhe punësoi qindra sosh. Mungesa e vullnetit të qeverisë, keqpërdorimi nga mekanizma të privatizimit, mënyra e privatizimit, dërguan deri në mbylljen e kësaj fabrike.
Ekziston një rrjet i bizneseve në Zvicër, kryetar i të cilit jam unë, dhe nëse qytetaria e Kosovës është e gatshme dhe ka disponim që vendi ynë të merr kahe pozitive, iu garantoj se pas pakë kohe ju nuk do ta njihni Kosovën, nuk do ta njihni Anamoravën. Pra, do të ketë ndryshime aq të mëdha si në infrastrukturë rrugore, në shkolla, fabrika, dhe do të ketë një zhvillim të hovshëm ekonomik, sepse AAK ka një platformë të qartë politike, një dokument programor i realizueshëm, i cili do të krijoj hapësirë për investitor të huaj” , shtoi z.Fetahi. Njeriu që u kthye nga Zvicra për t’i dhënë diçka të mirë vendit, kishte një porosi për qytetarët në përgjithësi. “
Është krijua një praktikë ogurzezë që po e dëmton imazhin e Kosovës, një praktikë e cila e dëmton edhe demokracinë në vend, procesin zgjedhor dhe të ardhmen e vendit. Blerja e votës. “Unë shfrytëzoj rastin që nga kjo foltore të iu jap një porosi, njëkohësisht edhe ju lutem sinqerisht, mos e shitni votën për një thes miell, sepse katër vite janë të mëdha për tu qeverisur nga njerëz që nuk meritojnë, njerëz të cilët për sa vite ju morën gjithçka”, përfundoi Fehmi Fetahi. Në këtë tubim morën pjesë edhe kandidatët tjerë për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Gjilani, si Rexhep Kadriu, Magbule Shkodra, Nijazi Idrizi, dhe Drita Maliqi.
/e sponsorizuar/