(2LONLINE) – Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit të Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Gjilan, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, në çështjen penale ndaj pandehurit Ilaz Poroshtica., ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
“I pandehurit I. P., me profesion mjek, ngarkohet me veprën penale trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor nga neni 260 paragrafi 3 lidhur me 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Masa e arrestit shtëpiak llogaritet prej kohës së arrestimit me datën 27.12.2013 deri më datën 27.01.2014, konform dispozitave të KPRK-së”, ka thënë Sabit Shkodran,zëdhënësi i Gjykatës themelore n ëGjilan..
Gjatë kësaj periudhe kohore i pandehuri do të qëndroj në shtëpinë e tij në Gjilan dhe nuk guxon të largohet nga shtëpia e tij, si dhe i ndalohet të kontaktoj persona tjerë pos anëtarëve të familjes me të cilët jeton, në të kundërtën ndaj tij do të caktohet masa e paraburgimit. /2lonline/