Kamenicë – (2LONLINE) – Në organizim të projektit Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS, ka mbajtur takimin përmbyllës dhe falënderues me grupin operative të disa komunave të anamoravës, dhe të zyrave të informimit të komunave të cilat kanë bashkëpunuar me LOGO-in.
Norbert Pijls, koordinator i projektit Zvicër – Kosovë Përkrahja për Qeverisje Lokale dhe Decentralizim LOGOS, ka thënë se qëllimi i jonë ishte që komunat t’i bëjmë sa më transparente, efikase, të përgjegjshme etj.
Ndërsa, Fatime Rrahmani, përfaqësuese në LOGOS, falënderoj të gjithë për pjesëmarrje dhe bashkëpunim të mirë. Ajo, duke folur për procesin e zgjedhjes së kryetarëve të Këshillave Lokale,i paraqiti në tabela dhe grafikisht, procesin e zhvilluar në disa komuna ku shiheshin dallimet dhe ngjashmëritë mes tyre. Duke folur për komunën e Kamenicës, thotë se ka ecur procesi mbarë. Pjesëmarrja më e madhe e qytetarëve ishte në fshatin Hogosht, ndërsa më i ulët ishte në fshatin Tyxhec. Edhe femrat kishin marr pjesë dhe ishin zgjedhur si anëtare të këshillave lokale të fshatrave .
Kurse, Erëmira Salihu, thotë se pjesëmarrja e qytetarëve nëpër debate publike, nga viti në vit është arritur interesimi i qytetarëve dhe vijueshmëria e tyre ka qenë e kënaqshme. Në vitin 2012, në komunën e Kamenicës, kishte 298 qytetarë në debat, gjë që kjo tregon interesimin e shtuar qytetarëve. Këtë metodologji të aplikuar nga LOGOS-i,për organizimin e debateve duhet ta vazhdojnë komunat. Në diskutime morën pjesë përfaqësuesit nga Kamenica, Kllokoti, Novobërda etj.
Ndërsa, koordinatori i projektit LOGOS, Norbert Pijs, ka ndarë mirënjohje për shefin e zyrës së Informimit Sylejman Morina, zyrtaren për Informim Sabile Kastrati, si dhe grupën operative, Lavdim Klaiqi, Ardian Berisha dhe Antigona Gagica-Berisha, për ndihmën dhe përkrahjen në shpërndarjen e informatave dhe mobilizim të qytetarëve gjatë zgjedhjeve të Këshillave Lokale, debateve publike në fushën e planifikimit dhe ekzekutimit të buxhetit si dhe debateve në fushën e planifikimit hapësinor në komunën e Kamenicës. Njëherit u promovua edhe doracaku me titull: Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje komunale e përgatitur nga ekipi i LOGOS-it. /2lonline/