Novobërdë – (2LONLINE) – Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim është në realizim dhe mbikëqyrje të projektit për mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trotuareve dhe parqeve në territorin e komunës.
Me këtë projekt parashihet mirëmbajtja e rrugëve duke përfshirë kanalet e ujërave dhe punimet tjera,po ashtu do të bëhet edhe mirëmbajtja e trotuareve,pastrimi i tyre dhe rregullimi si dhe do të bëhet mirëmbajtja e parqeve të ndërtuara kohëve të fundit.
Vlen të theksohet se me këtë projekt do të bëhet edhe pastrimi i një sasie të mbeturinave që janë krijuar pas përfundimit të projektit të parë me USAID-in projektin e DEMI-të theksoi Drejtori i Shërbimeve Publike Sami Vllasaliu.
Për këtë projekt është angazhuar kompania e licencuar për kryerjen e këtyre punëve “Ecohigjiena” Gjilan dhe punimet janë duke u kryer në formën më profesionale të mundshme.
Vllasaliu apeloj tek qytetaret që të jenë më të kujdesshëm në ruajtjen e hapësirave publike duke përfshirë rrugët lokale, trotuaret dhe parqet. /2lonline/