Gjilan – (2LONLINE) – Biblioteka Publike e Gjilanit ka shumë miq dhe dashamirës të librit. Ata gjithnjë ishin pranë saj si dhurues të gjërave më të shtrenjta për ne, librin. Ka një kohë afro një dhjetëvjeçar që miq francez kanë qenë dhurues të shumë librave për bibliotekën tonë. Janë me qindra libra për fëmijë, literaturë franceze dhe tjetër si dhe fjalorë e enciklopedi të shkruar dhe visuele të cilat biblioteka i ka vetëm se ata kanë kujdesin e tyre.
Jean Marc Muller, Jean-Yves Carlen dhe Anne Pernoux përmes fondacionit të tyre kulturor MAN – Centre Alsace, Francë këtyre ditëve duke vizituar një mori institucionesh arsimore e kulturore në Gjilan e Kosovë, duke përdorë shkakun e një trajnimi/ seminari për arsimtarët e gjuhës frënge në Gjilan e Anamoravë ata me këtë rast për fondin librar për të rinj dhe fëmijë të bibliotekës sonë, dhuruan shumë libra interesantë për moshën e re dhe ata parashkollorë.
Stafi i bibliotekës gjatë pritjes, falënderoi për vizitën që ata bënë në bibliotekë si dhe për librat e dhuruara nga ana e tyre. Në shenjë respekti edhe nga bibliotekës iu dhuruan nga një Monografi e bibliotekës dhe disa fletëpalosje njoftuese për aktivitetet e bibliotekës. /2lonline/
Qazim Azizi, – Biblioteka Publike Gjilan