Të shtunën mbërrin kontigjenti i parë me libra shqip për shkollat shqipe në Zvicër
Ymer Avdiu, përgjegjës i divizionit të arsimit në Ministrinë e Diasporës, ka konfirmuar për zyrtarët e Konsullatës në Cyrih se është nisur kontigjenti i parë me libra shqip për ciklin e ulët mësimor për mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Fillimisht librat do të pranohen të shtunën në Konsullatën e Kosovës në Cyrih, për t’i shpërndarë më pas LAPSH-i për shkollat shqipe në tërë Zvicrën. Mësimi kishte filluar edhe këtë vit pa libra për nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër.