Me ftesë nga Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Imet Rrahmani, po merr pjese në Asamblenë e 119-të të Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë në Hamburg.
Gjatë këtij takimi vjetor, do të diskutohen çështje të rëndësishme politike që ndikojnë tek profesionistët shëndetësor si dhe zhvillimet e fundit në politikat shëndetësore. Ministri Rrahmani u takua me Presidentin e Asociacionit Mjekësor të Gjermanisë, Prof. Dr Frank Ulrich Montgomery si dhe Senatoren për shëndetësi të Hamburgut znj. Cornelia Pruefer-Storcks.
Gjatë takimit me znj. Storcks, Ministri Rrahmani shprehu falënderimet e tij ndaj shtetit gjerman për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës si në planin politik ashtu edhe në atë shëndetësor dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë të dy vendet në të gjitha fushat. Gjithashtu, u shpreh interesimi i dyanshëm për bashkëpunim të mëtejmë në fusha të ndryshme brenda sektorit shëndetësor.
Ministri Rrahmani ka njoftuar bashkëbiseduesit me zhvillimet në shëndetësinë kosovare dhe ka shprehur falënderimin e tij për Asociacionin Mjekësor Gjerman dhe ndihmën e tij në konstituivin e Odave profesionale mjekësore në Kosovë.
Gjithashtu, Ministri Rrahmani takoi në vigjilie të kësaj asambleje edhe Dr. Jacques de Haller, President i Komitetit për Mjekët Evropian; Dr. Yoshitake Yokokura, President i Asosacionit Mjekësor Japonez, Dr. Fatmir Brahimaj nga Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë, dhe Dr. Vorhauer nga Këshilli Mjekësor Nacional i Francës.