I dyshuari për sulmin në stacionin e policisë së Kosovës në Zubin Potok, Millan Kompiroviq, është vetëdorëzuar të mërkurën në policinë e EULEX-it, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it. Sipas këtyre burimeve, pas dhënies së deklaratës, atij i është caktuar masa e paraburgimit 30 ditë dhe është dërguar në burgun e veriut të Mitrovicës.
Ndryshe, gjatë muajit mars, persona të maskuar kishin hyrë me dhunë në stacionin e policisë në Zubin Potok, me ç’rast kanë liruar të arrestuarin Sllobodan Sovërliq.