Filmi i zhanrit komedi “Mike Boy”, i aktorit shqiptaro – amerikan, Mikel Dusi”, i promovuar kohë më parë në Manhaten të Shteteve të Bashkuara të Amemrikës, do të jepet sonte premierë në orën 20.00 në Tiranë në Kinemanë Imperial. Pritet që në dhjetor filmi ta ketë premierën edhe në Prishtinë.
“Mike Boy”, është filmi më i mirë i aktorit me orgjininë shqiptare nga Gjakova, Mike Dusi, me të cilin ai mori pjesë edhe në festivalin e Kanës. Aktori Dusi, thotë për Radio Kosovën se është rritur me traditën dhe kulturën shqiptare, andaj dhe tregimi në film, është shqiptar.