Ministria e Arsimit të Serbisë ka publikuar listën e shkollave në të cilat nuk ka filluar mësimi dhe në disa punohet me orarë të shkurtuar përshak të borës dhe acarit. Në mesin e këtyre shkolllave me vendim të qeverisjes lokale në shkollat e Vrajës orët e mësimit janë shkurtuar në 30 minuta, shkruan Titulli.com.
Për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit, mësimi sot nuk ka filluar edhe në komunat Trgovisht, Surdulicë, Vladiçin Han, Medvegjë dhe komuna tjera në Serbi.
Sipas njoftimit të ministrisë në shkollën fillore “Branko Radiçrviq” në Bujanoc orët e mësimit zhvillohen nga 30 minuta.