Sipas statistikave të reja globale, burrat janë 50 për qind më shumë të riskuar të vdesin nga kanceri se sa gratë.
Të dhënat e publikuara nga “Cancer Research” në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se më shumë se 4,6 milion meshkuj vdesin nga kjo sëmundje çdo vit në të gjithë globin, ekuivalente me 126 burra në çdo 100.000.
Kjo krahasohet me rreth 3,5 milion gra që vdesin nga kjo sëmundje çdo vit, duke paraqitur 82 gra për 100,000.
Evropa Qendrore dhe Lindore janë rajonet ku burrat kanë shkallën më të lartë të vdekjes në krahasim me femrat. Në Afrikën Lindore gratë kanë më shumë gjasa të vdesin nga kanceri se sa burrat. Në Mbretërinë e Bashkuar, ka edhe një dallim më të zymtë, e cila tregon se burrat kanë 30 për qind më shumë gjasa të vdesin nga kanceri se sa femrat.
Katër vrasësit më të mëdhenj e kancerit në mbarë botën janë të mushkërive, mëlçisë, stomakut dhe zorrëve, shkruan Idea. Së bashku, ato shkaktojnë pothuajse gjysmën e të gjitha vdekjeve nga kanceri në mbarë botën.