(2LONLINE) – Në sallën e Parlamentit të Studentëve të Universitetit Publik të Gjilanit u zgjodh kryesia e Parlamentit të Studentëve të UPGJ-së. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin anëtarët e parlamentit studentor të UPGJ-së, Sekretari i UPGJ-së Vaxhit Sadriu, Anëtarët e komisionit: Arben Toska, Betim Sherifi dhe Drilon Latifi, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Studentore “Unioni i Studentëve Pro Europian” (USPE), Mejdi Sadiku.
Parlamenti Studentor përmbanë në vete 11 deputetë, 4 prej të cilëve nga Fakulteti Ekonomik, 4 nga Fakulteti Juridik dhe 3 nga Fakulteti i Edukimit.
Kryetar i Parlamentit Studentor të UPGJ-së u zgjodh Mehmet Zylfiu. Nënkryetar i parë u zgjodh Sevdane Mustafa, ndërsa Nënkryetar i dytë Petrit Zymberi. Sekretar u zgjodh Marigona Jahiu.
“Ju uroj në emër timin dhe në emër të Rektorit dhe prorektorëve të cilët nuk patën rastin të marrin pjesë për shkak që gjenden jashtë shtetit. Ju uroj që së pari të jeni aktiv në mësim. Tash ju presin shumë punë të rëndësishme që universitetin ta bëjmë sa më funksional. Ju porosis të mos bëheni studentë servil, por të punoni denjtë”, tha Sekretari i UPGJ-së, Vaxhit Sadriu.
Kryetari i posazgjedhur i Parlamentit Studentor, Mehmet Zylfiu i falenderoi pjesëmarrësit dhe premtoi që do të punoj në të mirë të Universitetit e studentëve.
“Së pari ju falenderoj të gjithëve për kohën tuaj, si dhe sekretarin që e ka begatu këtë mbledhje. Në anën studentore UPGJ do të dalë ballëhapur çdoherë”, tha Zylfiu.
Udhëheqësi i mbledhjes, Arben Toska uroi deputët dhe u tha se nga ju varet e ardhmja e këtij univeristeti.
“Presim nga ju qe të keni kurajon dhe guximin e duhur që t’i përfaqësoni të drejtat e studentëve në mënyrë dinjëtoze. Sukesi apo dështimi i UPGj-së varet nga angazhimi juaj, prandaj mos hezitoni asnjëherë të trokinsni në dyertë e menaxhmentit të UPGj-së, sepse Anamorava llogaritë në ju”, tha Toska.
Betim Sherifi, anëtari tjetër i komisionit uroi për themelimin e këtij organi kryesor të përfaqësimit të studentëve.
“Apeloj tek deputetët dhe kryesia e Parlamentit Studentor në mbrojtjen e interesave të studentëve në mënyrën më të dinjitetshme. Themelimi i këtij organi vetëm sa i jep formën e duhur Universiteti Publik të Gjilanit”, tha Sherifi.
Anëtari tjetër i komisionit, Drilon Latifi beson që parlamenti do ta luaj rolin të cilin i takon.
“Ju përgëzoj së pari për formimin e parlamentin studentor, shpresoj dhe besoj fuqishëm që ky parlament studentor do ta luaj rolin e vet të cilin e ka. Në fund deshiroj që ky parlament i formuar nga studentët, të punoj për interesat e studentëve dhe kështu ta kryej obligimin e tij”, tha Latifi.
Në fund, Sekretari i Përgjithshëm i Unionit të Studentëve Pro Europian, Mejdi Sadiku i cili e vëzhgoi mbarëvajtjen e procesit i përgëzoi pjesëmarrësit.
“I përgëzoj për mbarëvajtjen e procesit dhe i uroj të gjithëve punë të mbarë. Një proces shumë i rëndësishëm në zhvillimit e Universitetit Publik të Gjilanit u krye me sukses, andaj duhet të vazhdojmë të punojmë që ta ngrisim nivelin e cilësisë së arsimit në këtë Universitet dhe zhvillimin në çdo aspekt të tij” tha Sadiku. /2lonline/