Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se trupat e FSK-së janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim – shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.
“Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në ortekë”, ka thënë ministri Mehaj. /2LONLINE/