Nëse flokët tuaj kanë filluar të thinjen, por ju nuk doni të ngjyrosni ato, kjo është zgjidhja e përkryer për ju. E gjitha që ju duhet të bëni është të përgatitni recetën e mëposhtme dhe të shpëtoni prej atyre qimeve të bezdisshëm të bardha.
Përgatitja e kësaj recete është shumë e thjeshtë dhe ju duhet vetëm një gjë – lëvorja e patates.
Qëroni 5 patate dhe vendosi lëvoret e tyre në një tenxhere me ujë. Lerëni tenxheren të vlojë për rreth 5 deri 6 minuta, më pas vendoseni mënjanë dhe lëreni të ftohet.
Më pas merreni lëngun dhe vendosni në një shishe ose enë plastike, ndërsa nëse dëshironi që ky lëng të mbajë erë të mirë atëherë mund të shtoni disa pika të vajit të preferuar esencial.
Së pari lani flokët tuaj dhe pastaj shpëlani dhe bëni masazh kokës me këtë përzierje. Lëni atë të qëndrojë për pesë minuta para se të lani flokët me ujë të ngrohtë dhe shamponin tuaj të rregullt.
Përsëriseni procesin disa herë në javë dhe së shpejti do të vëreni një përmirësim të dukshëm. Në vetëm disa javë ju do të jeni të habitur nga rezultatet.