Doni të luftoni depresionin? Një studim i bërë publik së fundmi sugjeron se duhet të konsumoni kos, dhe kjo vlen sidomos për femrat. Në studimin e publikuar në “Journal of Nutrition”, thuhet se ata që konsumojnë kosin rregullisht, kanë 30% më pak mundësi për t’u prekur nga depresioni në dhjetëvjeçarin e ardhshëm.