(2L ONLINE) – Inspeksioni komunal ka marrë sot aksion për mbylljen e të gjitha pikave të basteve në komunën e Kamenicës. Drejtori i Inspektoratit, Faton Jakupi, ka konfirmuar për “Kamenica Press”, se pa u plotësuar kriteret dhe marrja e pëlqimeve komunale, nuk do të lejohet ushtrimi i kësaj veprimtarie.
“Bastete sportive dhe lojërat me automate, të mos gjenden me rreze distance së paku 500 metra prej objekteve edukativo-arsimore, institucioneve historike, fetare dhe pronës së Komunës”, ka theksuar Jakupi./2L ONLINE/