/2L ONLINE/ – Lexuesit tanë njoftojnë për një shembull human që ka ndodhur sot në lokalin-AGBAR-caffe në Agmia Center në Gjilan. Raportohet se sot një qytetar ka harruar portofolin, me plotë para, thuhet mbi 30 mijë franga, dhe mbas një ore kthehet dhe ato i merr të gjitha nga stafi i ndërgjegjshem i lokalit.
Thuhet se shembuj të tillë ka pas edhe në të kaluarën kur në këtë lokal myshterinjtë kanë harruar gjësen,de me vlerë, por q[ janë kthyer dhe i kanë marrë pa u munguar asgjë dhe kjo i atribuohet stafit të mirë që ka ky lokal, që i përmbahen rregullave humane dhe respektit që e kanë për myshteriun e tyre. /2L ONLINE/