Ministria e Diasporës dy javët e fundit ka nisur një kontigjent me rreth 100 mijë libra të ndryshëm, revista “URA” dhe harta shkollore në vendet ku jeton dhe vepron mërgata e Kosovës.
Prej tyre, 75.200 janë libra shkollorë (niveli 1.2.3), 400 lektyra shkollore dhe abetare, 420 libra të ndryshëm për të rritur, 162 libra në gjuhën boshnjake, 18.700 revista për fëmijët në mërgatë “URA” dhe 4.240 harta shkollore të Republikës së Kosovës, transmeton RTK.
Librat, revistat dhe hartat janë dërguar në të gjitha vendet ku jeton dhe vepron mërgata e Kosovës: në vendet skandinave (Suedi, Finlandë, Danimarkë, Norvegji), në Gjermani, Belgjikë, në Britaninë e Madhe, Francë, Zvicër, Austri, Itali, Slloveni, Kroaci, SHBA, Kanada dhe në Australi.