(2L ONLINE) – “Rrugëtimi yt i pastër ka bërë që ne të gjithë të trokasim në çdo derë për të kërkuar mbështetjen për ju që për katër vitet a ardhshme secili nga ne ta shohë veten në fytyrën tënde si përfaqësues i popullit në Parlament”, ishte kjo kryefjala e disa grupeve të organizuara nëpër lagje të ndryshme që i kanë dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së Zenun Pajaziti.
E me këtë rast Pajaziti, i ka falënderuar të gjithë ata që janë angazhuar dhe po punojnë për mbështetjen që ai të jetë më tetë qershor deputet i Kuvendit të Kosovës. Fuqia që më jepni ju qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe Kosovës është ajo që unë do ta ruaj dhe përdori përherë në funksion të zhvillimit të vendit. Ai edhe para këtyre grupeve ka prezantuar projektin MISIONI I RI dhe Fondi i Punësimit duke elaboruar mbështetjen shtetërore që do t’i vie qytetarit, biznesit, bujkut, e kujt jo.
/e sponsorizuar/