(2L ONLINE) -Çështja e rinisë është një brengë e madhe e cila po e përcjellë shoqërinë tonë për shumë kohë dhe pa patur asnjë zgjidhje të merituar që nga periudha e pasluftës e tani dhe kur shpresonim se gjendja e punësimit do të zgjidhej mbas shpalljes se pavarësisë por fatkeqësisht përveç premtimeve boshe nga partitë që udhëhoqën vendin me nga dy mandate dhe që nuk arritën as minimumin e asaj që premtohej nëpër fushata dhe pas zgjedhjeve tërë premtimet nëpër fushata i mbeten stihisë duke u margjinalizuar në harresë pa asfarë llogaridhënie.
E tera kjo ndodhë për shkakë të politikave të mosllogaridhënies para zgjedhësve po na sjell në gjendje të palakmueshme dhe aspak të favorshme në çdo aspekt duke goditur pothuajse të gjitha shtresat e shoqërisë duke filluar nga ata të shtyrë në moshë e sidomos të rinjtë duke mos patur asnjë zgjedhje tjetër detyrohen të marrin botën në sy dhe ikin nga vendi i tyre dhe futen edhe nëpër kamion-frigorifer vetëm e vetëm të largohen nga këtu për të kërkuar kushte më të mira e që përgjegjëse kryesore për këtë gjë është politika e gabuar që gjerë më tani nuk ka rezultuar e dobishme për të parandaluar këtë dukuri shumë negative dhe e dëmshme për shoqërinë tonë dhe se po që se nuk merren masa paraprake për të parandaluar këtë do kemi pasoja të mëdha të pariparuara.
AKR-ja me programin e saj për zhvillim ekonomik të vendit ka mundësi reale për të bërë të mundur përmirësimin e situatës duke patur parasysh këtë fuqi të madhe të rinisë sonë e cila vetëm se ka nevojë të drejtohet nga ata qe kanë mundësi të e bëjnë këtë e të mos bie në grackën e premtimeve të kota qe sot e sa vite i bëhen nga partitë e papërgjegjshme.
Konkretisht do bëjmë të mundur që pas gjithë këtyre viteve nuk do lajmë më tutje që të rinjtë tanë të kryejnë shkollimin dhe te marrin veçse diploma porse të fillojmë të mësojmë dhe punojmë. Kjo i duhet me se shumti rinisë sonë pjesën tjetër do të kryejmë ne duke realizuar zhvillimin përmes programit që ka në themel patriotizmin modern , Unionin Ekonomik Kombëtarë qe do sjellë erën e ndryshimit në Kosovë e që AKR i ka të gatshme përmes investimeve.
Përgatitja e eksperteve që kërkohen në tregun Evropë sidomos te teknologjisë informative, medicinës dhe inxhinierisë do jetë një qasje tjetër e AKR-se që ka mundësi të realizoj punësimin e këtyre eksperteve duke i destinuar në vendet e duhura. Ky është themeli i mirëqenies, i punësimit për të gjithë si në vend dhe jashtë vendit pasi të bëjmë të mundur liberalizimin e vizave duke forcuar shtetin, gjyqësinë, zbatimin e politikave sociale, bashkimit ekonomik kombëtarë dhe luftës së hekurt ndaj korrupsionit. Me këtë do arrijmë të adresojmë nevojat e rinisë dhe do jemi përgjegjëse përpara saj duke krijuar një sistem llogaridhënie për çdo moszbatim apo zhvatje të pafundme të shumë proceseve qe fatkeqësisht ende është duke ndodhur e që me votën tuaj mund të e ndryshoni gjendjen tuaj.
/Merita Hyseni/
Kandidate e AKR për deputet Parlamentit të Kosovës
/e sponsorizuar/