/2L ONLINE/ – Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Këshillin e Veprimit Rinor Lokal-Viti dhe në përkrahjen e projektit të Helvetas APR (Aftësitë për Punësim Rural), dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport në Viti është mbajtur sot një takim takimi informues lidhur me informimin e rinisë për inicimin e krijimit të grupeve për trajnime në mënyrë rritjen e kapaciteteve profesionale për ta, në kuadër të projektit Aftësitë për Punësim Rural, i cili implementohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation.
Me këtë rast, kryetarja e KVRL-së në Viti, Sadije Lutfiu, si dhe Adnan Ramadani, anëtarë i kësaj organizate rinore, kanë njoftuar të pranishmit mbi rëndësinë e këtij projekti me qëllim që të rinjët të mobilizohen për përmirësimin e punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave nëpërmjet ofrimit të trajnimeve në ato fusha ku ata janë të interesuar, pasi një aspekt tjetër tejet i rëndësishëm i veprimtarisë së Këshillit Rinor Lokal, është edhe aftësimi profesional i të rinjëve përmes këtij projekti, duke qenë kjo parësore për lehtësimin e procesit të kalimit të tyre në punë, derisa kanë ftuar të rinjët e Vitisë që të shfrytëzojnë këtë mundësi për integrim në tregun e punës.
Më pas, ka folur edhe Mimoza Mirashi, koordinatore e projektit, e cila veç tjerash informoi të pranishmit mbi implementimin e projektit Aftësitë Për Punësim Rural, i cili ka filluar të zbatohet edhe në Viti, dhe arritjes së objektivave për përmirësimin e punësimit dhe gjenerimit të të ardhurave dhe të ulet në këtë komunë numri i të rinjve të papunë, ndërkohë që ka kërkuar nga të rinjët vitias të përfitojnë nga ky projekt si një iniciativë e mirë për punësim dhe zhvillim profesional.
Ky takim i sotëm informues me të rinjët e Vitisë, korrespodonte edhe me Ditën Botërore për Aftësim të të Rinjve, e cila ka synim parësor ndërtimin e kushteve më të mira socio-ekonomike për të rinjtë e sotëm që t’i bëjnë ballë sfidave të papunësisë dhe mbi rëndësinë e rinjëve që të aftësohen në mënyrë që të kenë mundësi të marrin vendime në lidhje me jetën e tyre dhe të jenë të pavarur dhe të lirë të hynë në tregjet e reja të punës. /2L ONLINE/