(2L ONLINE) – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e shoqatës Shkup – Kosovë Rexhep Gyndyz me bashkëpunëtorët. Në takim të përzemërt u diskutuan fushat e bashkëpunimit për këtë vit në mes të Kamenicës dhe komunitetit shqiptar e autoriteteve lokale në Bursa.
Sipas nënkryetarit Matoshi bashkëpunimi do të realizohet kryesisht në vizita të ndërsjellta të shkollave partnere me mundësi të përfitimit të përvojave dhe ndonjë donacioni nga Bursa për Kamenicën. “ Nxënës të shkollës teknike të Kamenicës do të kenë rastin të vizitojnë fabrika dhe shkolla teknike në Turqi dhe të shohin anën praktike të funksionimit të tyre, dhe për këtë e falënderojmë kryetarin Rexhep Gyndyz. Po ashtu kam kënaqësinë të them se këtë vit me ftesën e shoqatës Kosovë – Shkup në Turqi do të shkojnë në vizitë pjestarë të familjeve të Dëshmorëve nga Kamenica.” tha nënkryetari Matoshi.
Rexhep Gundyz u shpreh i lumtur që sërish po qëndron në Kamenicë dhe falënderoj autoritetet komunale për propozimin që një rrugë e Kamenicës të mbajë emrin Sahit Gyndyz.
Rexhep Gyndyz së bashku me nënkryetarin Matoshi i bënë një vizitë drejtorisë së arsimit ku u pritën nga drejtori Agim Shkodra dhe në të cilin takim u diskutua më në detaje për bashkëpunimin mes shkollëave të Kamenuicës dhe atyre në Bursa të Turqisë./2L ONLINE/