/2L ONLINE/ – Sot është 9 gushti; sot e 186 vite më parë, përkatësisht më 1830, pushteti osman, vrau afër 1000 dhe i arrestoi 400 deri në 500 shqiptarë në Manastir. Këta të vrarë dhe të arrestuar nuk ishin njerëz të thjesht, ishin elita e kohës.
Kjo ngjarje duhet përkujtuar nga se në raport me numrin e pupullatës që kishin trojet shqiptare te asaj kohe, është e barabartë me 12 mijë vetë që vrau Serbia për dy vite.
Kjo ngjarje duhet përkujtuar sepse vrasja e kësaj elite njerëzish shtyu për 100 vite krijimin e elitës shtetformuese, duke bërë që të gjithë fqinjët tanë Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Greqia të fitojnë pavarësinë para nesh dhe të zgjerohen në dëmë të territoreve tona.
Kjo ngjarje duhet përkujtuar sepse ishte një masakër e paparë dhe e organizuar në pabesi. Të gjithë këta njerëz u ftuan në një ceremoni zyrtare, dhe gjatë parakalimit ceremonial të ushtrisë, një toge i urdhërohet të kthen armët nga vendi ku qëndronin shqiptarët dhe të kryen ekzekutimin.
Kjo ngjarje duhet të përkujtohet me forcë nga se vijat e pabesisë turke janë në horizont dhe ato po duken qartaz. Sot me 9 gusht ne Moskë takohet osmanlia i ri Erdogan me presidentin rus Putin.
Ky takim nuk është i rastit, 9 gushti do të jetë edhe një përpjekje që në pabesi të ekzekutojë elitat shqiptare dhe të krijojë favore për fqinjët tanë me prirje armiqësore.
Masakra e Manastirit duhet përkujtuar fuqishëm nga se edhe më 1830 kishte shqiptarë që ndihmua Sulltanin ta organizoi këtë masakër dhe ju gëzuan vrasjes së 1000 bashkëkombësve të tyre. Fara e këtij plehu ka mbi, tash pas 186 viteve dhe po përpiqet te organizoi masakrën e radhës! /2L ONLINE/