Kreu i qeverisë, Hashim Thaçi ka një kategori të caktuar të cilën nuk heziton ta manipulojë sa herë që i duhet për vota. Edhe kësaj here gjatë fushatës ai premtoj se do të ketë rritje pagash qind për qind përgjatë katër vitesh dhe njohje të stazhit të paraluftës bashkë me kompensimin për mësimdhënësit.
Për të realizuar premtimin për kompensimin e stazhit të paraluftës gjatë viteve 90-të duhen edhe 100 milionë euro më shumë, ndërkohë që të dhënat nga linjat zyrtare buxhetore nxjerrin në pah mungesën e këtyre mjeteve, shkruan “Zëri”.
Thaçi ka premtuar ngritje page për mësimdhënësit që nga viti 2014, kurse nga viti 2015 të ju dalin në konto të mësimdhënësve edhe mjetet financiare për njohjen e stazhit.
Mirëpo me projektbuxhetin për vitin 2014 janë paraparë gjithsej 484 milionë në llogarinë e pagave (48 milionë më shumë nga viti 2013), në vitin 2015 janë planifikuar 520 milionë euro për paga (37 milionë ngritje) kurse në 2016 janë paraparë 525 milionë euro (apo vetëm pesë milionë ngritje).
Këto të dhëna zyrtare tregojnë se edhe për pagat bazë pa kompensim nuk do të ketë rritje qind për qind, ndërkohë që askund nuk mund të gjendet 100 milionëshi që nevojitet për ata mësimdhënës që kanë punuar gjatë viteve 90-ta, shkruan ndër tjwrash “Zëri”.