Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi, e ka kaluar me lehtësi sfidën me xhudisten nga Armenia, Zhanna Stankevich, në çerekfinale të Kampionatit evropian që po mbahet në Monpelie të Francës.
Majlinda fitoi për më pak se tre minuta ndaj kësaj kundërshtareje me ippon, duke e arsyetuar plotësisht epitetin e favorites në kategorinë deri 52 kg.
Rrethin e parë xhudistja pejane kaloi pa luftë, derisa në rrethin e dytë ishte më e mirë se rumunja, Alexandra Larisa Florian.
Ndërkaq, xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi ka pësuar humbje qysh në rrethin e parë nga turkja Sumeyye Akkus.