(2L ONLINE) -Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje, po dëshmohet për çdo ditë. Takimi në Përlepnicë i menduar të mbahet në sallën e fshatit nuk doli të ofrojë hapësirë të mjaftueshme për të gjithë përkrahësit e Vetëvendosjes. Fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bazuar edhe në sondazhet ndërkombëtare tani më nuk dyshohet.
Në këtë takim u prezentuan kandidatët për deputetë, Hydajet Hyseni, Ismajl Kurteshi, Shemsi Syla, Përparim Muja dhe Ismajl Kastrati.
Ismajl Kurteshi tha se fakti që sallat nuk po ofrojnë hapësirë të mjaftueshme, tregon më së miri se sa është duke u përkrahur Lëvizja Vetëvendosje. As tetativa për të blerë e manipuluar me votues nuk do të jetë i suksesshëm, sepse kjo strategji tani më është hargjuar. Vendimi se kë të votojmë me 8 qershor është vendim i lehtë, sepse alternativë të vetme ofron Lëvizja Vetëvendosje.
Ismajl Kastrati po ashtu kandidatë për deputetë u fokusua në shtetin zhvillimor si shtyllë e Alternativës Qeverisëse. Kjo shtyllë i kushton rëndësi të veçantë investimeve në bujqësi e industri, me çka edhe punësimi i qytetarëve do të mundësohej. Shfrytëzimi i resurseve e pasurive tona është çelësi drejtë suksesit.
Përparim Muja tha se fshati Përlepnicë i paraprinë ndryshimeve, e tani ju do të jeni ata bashkë me gjithë Kosovën që do të sjellni ndryshimet politike të nevojshme për vendin. Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosjes është programi i vetëm politik që ofron infrastrukturën e nevojshme për ndryshimet mëse të nevojshme.
Shemsi Syla si ish ushtarak e tani edhe si shef shtabi, tha se Lëvizja Vetëvendosje me të rinjtë e saj aktivistë i ngjan një organizimi të atillë, ku sakrifica për qëllime e ideale nuk diskutohet për bëhet. Andaj, dyshimet eventuale për fitore duhet ti hiqni sepse fitorja është në duart tona, nga ajo na ndajn ditët e mbetura deri me 8 qershor.
Në cilësinë e nikoqirit ishte veprimtari i shquar i kombit, Hydajet Hyseni. Ai, bashkëfshatarëve të tij u tha se ju dini të zgjidhni, e këtë po e tregoni në këtë takim. Rruga e shejtë e gjithë atyre që ishin para nesh mund të finalizohet vetëm me Vetëvendosjen, sepse Vetëvendosje nuk ndryshket, Vetëvendosje nuk ndalet, shtoi Hyseni. Ai po ashtu tha se Vetëvendosje nuk është parti por është Lëvizje që lëviz procese. Alternativa Qeverisëse e Vetëvendosjes garanton një shtet të vërtetë, prandaj edhe është quajtur Alternativë, duke ofruar rrugëdalje nga ngecja e regresi.
Imami i fshatit ishte prezent dhe tha se uron për zgjedhje të lira e demokratike. Ai tregoi për respektin reciprok të Vetëvendosjes dhe banorëve të Përlepnicës. Pjesëmarrësit e tjerë të takimit po ashtu ishin të interesuar dhe debatuan rreth Alternativës Qeverisëse.
/e sponsorizuar/