Lëvizja Vetëvendosje, nuk ndalon së prezentuari Alternativën Qeverisëse. Kësaj radhe u prezentua sistemi pensional sipas programit qeverisësë të Vetëvendosjes.
Kjo pjesë e programit u prezentua nga kandidatët për deputetë, Besa Baftiu, Ismajl Kurteshi dhe Shmesi Syla.
Besa Baftiu tha se sistemi aktual pensional për këto vite nuk është zhvilluar në mënyrë adekuate, duke lënë të krijohet një monopol mbi kursimet pensionale në Kosovë dhe si i tillë ka rezultuar si joefikas në mbledhjen e kursimeve nacionale. Baftiu tha se sistemi aktual është i ndarë në tri shtylla, shtylla e I-rw apo pensioni bazë i cili paguhet çdo personi mbi 65 vjeç. Barra për buxhetin është 64 milionë euro. Shtylla e II-tw kursimet obligative, kontribute 5% nga i punësuari dhe 5% nga punëdhënësi si dhe shtylla e III-tw kursimet vullnetare ku çdo individ ose punëdhënës mund të kontribuojë edhe 10% shtesë nga investimi obligativ me përfitime tatimore.
Ismajl Kurteshi tha se Lëvizja Vetëvendosje synon ta ndërtojë një sistem pensional të qëndrueshëm, solidar dhe të barsabartë, që garanton pensione stabile dhe të mjaftueshme për gjeneratat e ardhshme, por në të njëjtën kohë përkujdeset për pensionistët. Kurteshi shtoi se kontributi shtesë do të aplikohet në tregun e punës nga 5%+5% në 8%+8%, me ç’rast diferenca prej 3% + 3% ose shuma shtesë mbi 80 milion euro në baza vjetore do ransferohej në shtyllën e parë për të financuar pensionistët ekzistues.
Ndërsa Shemsi Syla tha se një përqindje e fondeve që do të mblidhen nga Fondet Pensionale do të investohen në Kosovë në asete strategjike kombëtare si Trepçë, KEK, apo PTK. 3% duhet të jetë kthimi i garantuar për kursimet e qytetarëve nga fondet pensionale që operojnë në shtyllën e dytë, pra atë obligative. “Këto hapa e bëjnë të mundshme që në vitin e parë të qeverisjes së Vetëvendosjes, pensioni bazik do të bëhet 90 euro, derisa ai kontributdhënës, 175 euro. Ndërsa deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontribut dhënës, 280 euro” shtoi Syla.
/e sponsorisuar/