(2L ONLINE) – Prezantimi i Alternativës Qeverisëse dhe kapitujve të saj të rëndësishëm, ka vazhduar me kapitullin për sferës e Kulturës. Ky kapitull u prezentua nga Naser Berisha, Ismajl Kurteshi dhe Shemsi Syla, kandidatë për deputetë të Lëvizja Vetëvendosje nga Gjilani.
Shemsi Syla tha se Lëvizja Vetëvendosje e konsideron kulturën si pjesë të pandashme të shoqërisë. Ai tha se ne angazhohemi që ta ruajmë dhe promovojmë trashëgiminë kulturore të Kosovës, sepse trashëgiminë e konsiderojmë si pjesë të pandashme të historisë së popullit të Kosovës. Ne kundërshtojmë çdo tendencë politike për ndarjen fizike të trashëgimisë sonë kulturore nga pjesa tjetër e Kosovës, si dhe ato për uzurpimin e saj nga Serbia.
Ismajl Kurteshi, shtoi se duke e ditë që në Kosovë jetojnë edhe pakicat kombëtare, për të cilat ne do të angazhohemi që ta gëzojnë autonominë maksimale kulturore. “Artistët e rinjë janë bartësit e zhvillimit të artit në një shoqëri. Prandaj, atyre duhet t’u krijohen kushte për të ushtruar veprimtarinë e tyre” u shpreh Kurteshi. Në Alternativën Qeverisëse parashihet që në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, në çdo institucion të arsimit do të zhvillohen aktivitete artistike në fusha të ndryshme artistike, si: teatër, film/video, këndim/muzike, pikturë etj.
Naser Berisha si njohës i sferës së kulturës tha se Agjencia Kombëtare për Zhvillimin e Artit do të krijohet për zhvillimin e artit, duke përkrahur një mori aktivitetesh artistike: prej teatrit e deri te muzika, letërsia deri te vallëzimi, fotografisë deri te arti dixhital, karnevaleve deri te artizanatet. Ai tha se ne mendojmë që duhet ti kushtohet rëndësi e veçantë arsimimit dhe përkrahjes së shkrimtarëve të rinj, në mënyrë që niveli i cilësisë së arteve skenike në përgjithësi të ngriet në nivel vleror. Ai shtjelloi edhe qështjen e trashëgimisë kulturore duke thënë se të gjitha objektet e kategorizuara si monumente historiko-kulturore dhe ato që do të kategorizohen si të tilla në të ardhmen, pavarësisht pronësisë së tyre aktuale e formale, janë pjesë e publikes së popullit tonë.
/e sponsorizuar/