(2L ONLINE) -Lëvizja Vetëvendosje, pavarësisht rritjes së saj të madhe, po tregon seriozitet e konsistenc duke zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me qytetarë. Në takimin e zhvilluar në Pogragjë u diskutua për programin qeverisës të Vetëvendosje, ku prezent ishte kandidati për deputetë Shemsi Syla, shefi i grupit të asambleistëve të Vetëvendosjes në asamblenë komunale në Gjilan, Nevza Isufi dhe aktivisti Alban Hyseni.
Shemsi Syla, duke i’u referuar gjendjes aktuale tha se PDK është në rënje kurse LDK nuk është zgjidhje. Sipas Sylës, qeverisja e gabuar e vendit për dy mandate dhe gjendja e rëndë e qytetarëve tregon që PDK është në rënje, kurse në anën tjetër gjendjen në të cilën është gjetur Prishtina nuk do të duhej të gjindej edhe i gjithë vendi, pra këtu shihet që LDK nuk është zgjidhja. Syla iu referua edhe programit qeverisës duke thënë se ky dokument ofron mudësinë më të mirë për të filluar konsoludimin e shtetit dhe formësimin e institucioneve tona ashtu siq i duhen një vendi. Me tri shtyllat e saj, Alternativa jonë është serioze, është programi i vetëm i paraqitur para zgjedhjeve e i cili po kopjohet nga të tjerët.
Në anën tjetër, Nevzad Isufi i cili është edhe përfaqësues i qytetarëve të Gjilanit në asamblenë komunale të Gjilanit, tha se Gjilanasit kanë vendosur të ndëshkojnë qeverisjen në qytet, e tash ka ardhur koha që ta ndëshkojnë edhe qeverisjen në nivel vendi. “Zgjidhja që kemi bërë ne si qytetarë në Gjilan, po tregohet edhe tash se nuk është zgjidhja e duhur, andaj edhe themi se LDK nuk paraqet alternativën e duhur për vendin” shtoi Isufi.
Aktivisti Hyseni, foli për aktivitetet që po i zhvillon Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan. Ai tha se aktivistët janë duke punuar pa u kursyer, me ndihmën e shumë vullnetarëve të tjerë të cilët duan të jenë pjesë e ndryshimeve të mëdha që po e presin vendin. Ai po ashtu u bëri thirrje qytetarëve që tu bashkohen të rinjëve e të rëjave, aktivistëve e antarëve në mënyrë që të gjithë së bashku të bëhen pjesë e ndryshimeve historike për vendin.
Banorët e fshatit Pogragjë ishin të impresionuar me programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje. Ata madje ishin shumë të kënaqur që nuk dëgjuan fjalën premtim, duke iu referuar premtimeve megalomane të subjekteve tjera. Ata u interesuan shumë për programin e Lëvizjes, duke bërë pyetje e komente të shumta.
/ e sponsorizuar/