/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Idrizi, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe aktivistit, Nuri Idrizi. Në telegram thuhet:
“E nderuara familja Idrizi,
Me dhembje të madhe e mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të veprimtarit dhe aktivistit të çështjes kombëtare, Nuri Idrizi.
Sot e filluam mbledhjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit me një minutë heshtje për të nderuar veprën atdhetare të Nuri Idrizit.
Ai, gjatë tërë jetës ofroi vetën, familjen e pronën e tij për Lirinë, Pavarësinë dhe Demokracinë e Kosovës.
Kontributi i tij në shërbim të atdheut për të drejtat e shqiptarëve, në një kohë të pakohë, është shkruar me shkronja të arta.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, shokëve, kolegëve e bashkëveprimtarëve. Lamtumirë miku im Nuri Idrizi!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri, dërguar familjes Idrizi. /2L ONLINE/