Është shumë e rëndësishme që Greqia të mos e ndryshojë qëndrimin për mosnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kështu është lutur Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se Serbia, me pranimin e Marrëveshjes së Brukselit, ka treguar gatishmëri të madhe për të zgjidhur problemet.
“Për ne është e rëndësishme që Greqia të mos ndryshojë qëndrim, sepse kjo mund të jetë precedent për ndryshimin e qëndrimeve edhe të vendeve të tjera”, ka thënë Daçiq për gazetën greke “To Vima”.