(2LONLINE) – Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u dëshmua edhe njëherë fitorja e pastër e Lutfi Hazirit, thanë zyrtarë për informim të LDK-së, sipas të cilëve, në kuadër të muajit të falënderimeve, kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot fshatrat Zheger e Lladovë dhe banorët e Grykës së Karadakut.
Haziri ka falënderuar qytetarët për besimin, duke thënë se Zhegra tashmë ka dëshmuar se është kampion me punë dhe rezultat.
“Zhegra fitoren e parë e ka betonu, ndërsa edhe më 1 dhjetor do ta bëjë edhe më të madhe. Ne besojmë në Zot, familje dhe shtet. I falënderoj të gjithë lladovasit e zhegranët dhe banorët e Grykës së Karadakut për mbështetjen dhe besimin e madh”, ka thënë Lutfi Haziri i LDK-së i cili në zgjedhjet e 3 nëntorit doli më i votuari dhe në garën e balotazhit do të ballafaqohet me kandidatin e PDK-së. /2lonline/